Makita DCU603 Instruction Manual page 51

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU603:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
16. Vishni doreza kur e përdorni makinerinë
në mjedise me temperaturë të ulët. Prekja e
pjesëve metalike me duar të zhveshura mund të
shkaktojë ngjitjen e duarve.
17. Nëse ka njerëz ose pengesa në drejtim të
udhëtimit, shmangini paraprakisht.
18. Mos i kapni objektet drejtpërdrejt me transportuesin
ose kovën. Duke vepruar kështu mund të dëmtoni
makinerinë dhe të shkaktoni një aksident.
19. Kur e përdorni makinerinë në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
20. Mos e zhytni makinerinë në pellgje.
Përdorimi në pjerrina
Mos kaloni tërthorazi nëpër pjerrina.
1.
Ndaloni para tatëpjetës dhe sigurohuni që të
2.
ulni shpejtësinë dhe të bëni kujdes.
Nëse shpejtësia është shumë e lartë kur
3.
udhëtoni në tatëpjetë, lëshohet një tingull
sinjalizues. Në këtë rast, ngadalësoni duke
përdorur frenin.
4.
Ushtroni kujdes kur nisni ose ndaloni
makinerinë në pjerrina.
Duke qenë se ngarkesa bëhet më pak e
5.
qëndrueshme në pjerrina, sigurojini mirë
ngarkesat me rripa.
6.
Duke qenë se ngarkesa bëhet e
paqëndrueshme në varësi të kushteve të
rrugës, mbajeni ngarkesën në minimum.
7.
Duke qenë se pamja pengohet në pjerrina,
mbajeni lartësinë e ngarkesës në minimum.
Asnjëherë mos e ndaloni makinerinë në
8.
pjerrësi. Ndalojeni makinerinë në tokë të
sheshtë, bllokoni levën e frenit dhe pastaj fikni
energjinë.
9.
Mos e ndryshoni drejtimin ose regjimin e
shpejtësisë në pjerrina të thepisura.
10. Mos e lëshoni këmbëzën e çelësit në pjerrina
të mëdha. Makineria mund të ecë mbrapsht dhe
mund të shkaktojë aksident.
Sigurohuni që kapaciteti i mbetur i baterisë
11.
të jetë i mjaftueshëm përpara se të punoni në
pjerrina. Nëse kapaciteti i mbetur i baterisë
nuk është i mjaftueshëm, karikoni baterinë ose
zëvendësojeni atë me një të karikuar.
12. Kur ndizni makinerinë në pjerrësi, mos e
vendosni këmbën pas rrotës së pasme pasi
makineria lëviz disa centimetra prapa.
Ngarkimi i objekteve
Mos i mbingarkoni objektet. Gjatë ngarkimit të
1.
objekteve, sigurohuni që të ndiqni udhëzimet
dhe kufijtë e ngarkimit në manual.
2.
Meqenëse sa më e madhe të jetë ngarkesa,
aq më i vështirë është përdorimi i makinerisë,
mbajeni ngarkesën brenda diapazonit që nuk
ndikon në funksionim.
Sigurojini mirë objektet me litarë.
3.
4.
Ngarkojini objektet brenda transportuesit,
kovës ose kovës së sheshtë. Nëse objektet
dalin nga transportuesi, kova ose kova e sheshtë,
ekziston rreziku i aksidenteve për shkak të rënies
së objekteve ose kontaktit të tyre me pengesa të
tilla siç janë muret.
5.
Sigurohuni që objektet e ngarkuara të jenë
poshtë nivelit të syve. Nëse ngarkesa është
tepër e lartë, është e rrezikshme sepse pengohet
pamja. Gjithashtu, ekziston rreziku i përmbysjes
dhe i lëndimit sepse ngarkesa ka të ngjarë të jetë
e paekuilibruar.
6.
Ngarkojini objektet mbi transportues, kovë ose
kovë të sheshtë në mënyrë të njëtrajtshme.
Nëse objektet ngarkohen në mënyrë jo të
njëtrajtshme, ekziston rreziku i përmbysjes dhe
i lëndimit sepse ngarkesa ka të ngjarë të jetë e
paekuilibruar.
7.
Përpara se të ngarkoni objekte apo ta përdorni
makinerinë, sigurohuni që doreza e njësisë së
shkarkimit të jetë e tërhequr plotësisht poshtë
dhe plotësisht e bllokuar.
8.
Sigurohuni që të ngarkoni në fillim objektet e
rënda për të ruajtur ekuilibrin.
9.
Mos i shtrini parmakët e përparmë dhe anësorë
në pjerrina të thepisura. Shtrijini parmakët
anësorë kur ngarkohen objekte me peshë të
lehtë.
10. Kur shtrini parmakët e përparmë dhe anësorë,
mos i shtrini ato mbi kufirin e shtrirjes.
Sigurohuni që t'i shtrini parmakët anësorë në
mënyrë të tillë që anët e djathta dhe të majta
të jenë të së njëjtës gjatësi dhe ngarkojini
objektet në mënyrë të njëtrajtshme.
11.
Ngarkojini dhe shkarkojini objektet në një
sipërfaqe të sheshtë. Asnjëherë mos ngarkoni
apo shkarkoni objekte në pjerrësi.
12. Gjatë ngritjes dhe animit të transportuesit dhe
kovës, mbajini dorezat dhe strukturën fort dhe
punoni në një pozicion të qëndrueshëm.
13. Kur ngarkoni lëngje, bëni kujdes që të mos
derdhen. Derdhja e tyre mund shkaktojë
rrëshqitje dhe të rezultojë në lëndime.
Transporti i makinerisë
1.
Përdorni shinat me shkallë që janë të paktën
4 herë më të gjata se lartësia e shtratit të
kamionit, me pajisje të përshtatshme për
shtratin, me sipërfaqe jo të rrëshqitshme
dhe gjerësi të mjaftueshme dhe të afta për
të përballuar peshën e makinerisë dhe të
operatorit. Lexoni me kujdes manualin e
udhëzimeve të shinave me shkallë përpara
përdorimit.
2.
Përpara se të ngarkoni makinerinë, shkarkojini
të gjitha objektet nga makineria dhe hiqni
baltën dhe mbeturinat e tjera nga gomat.
Instalojini shinat me shkallë në sipërfaqe të
sheshtë dhe të qëndrueshme.
Përpara ngarkimit ose shkarkimit të
3.
makinerisë, sigurohuni që të mos ketë njerëz
përreth makinerisë dhe shinave me shkallë.
Ngarkojeni ose shkarkojeni makinerinë
me shpejtësi të ulët, duke u kujdesur që
të parandaloni rënien e saj nga shinat me
shkallë dhe të mos godisni kokën në tavanin e
kamionit. Bëni shumë kujdes kur ngarkoni apo
shkarkoni makinerinë mbrapsht.
4.
Kur transportoni makinerinë, bllokoni levën e
frenit, fikni energjinë, hiqni bateritë dhe çelësin
e bllokimit dhe rregullojeni mirë makinerinë.
51 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcu604Dcu605

Table of Contents