Samsung 5 SERIES User Manual page 183

Hide thumbs Also See for 5 SERIES:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga
pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë
produkt sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.
Veçoritë e televizorit tuaj të ri
• SMART HUB:
Ky televizor është i pajisur me Smart Hub, një qendër shumëshërbimëshe argëtimi e familjare. Me anë
të Smart Hub, shikuesit mund të lundrojnë në internet, të shkarkojnë aplikacione dhe të qëndrojnë në
kontakt me familjen e miqtë nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale. Përveç kësaj, mund të argëtoheni
me skedarët e fotove, videove dhe të muzikës të ruajtura në pajisjet e jashtme ruajtëse.
Shtypni për të hapur Smart Hub. Zgjidhni një shërbim me anë të ikonave që shfaqen në krye të
ekranit.
Sociale: Shikoni videot më të fundit në YouTube dhe videopublikimet tuaja dhe të miqve në Facebook
dhe Twitter. Mund të kryeni gjithashtu videotelefonata me miqtë duke e lidhur televizorin me kamerën
(shitet veçmas).
Aplikacione: Shkarkoni dhe instaloni aplikacione si WebBrowser.
Filma dhe spektakle televizive: Blini dhe shikoni filma dhe seri televizive pa pajisje tjetër të jashtme.
(Në varësi të shtetit)
Foto, video dhe muzikë: Luani skedarë foto, video dhe muzikë nga pajisje të jashtme ruajtëse.
• Anynet+ (HDMI-CEC): Mundëson kontrollin me telekomandën e televizorit të të gjitha pajisjeve
Samsung të lidhura që mbështesin Anynet+.
• e-Manual: Ofron manual të detajuar përdorimi, të integruar në televizor, i cili mund të shihet në ekran.
(faqe 9)
• Menaxher pajis.: Përdorni veçoritë e televizorit me tastierë dhe maus me USB.
• Pasqyrimi i ekranit: Shfaq pamjet e pajisjes celulare në televizor me anë të valëve.
Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (hedhja e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)
Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi,
kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të
parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje nga
llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe si
mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt
dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të produktit
(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)
Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk
duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria
përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk eliminohen siç duhet,
këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose ambientin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe
riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.
[UF5500-XH]BN68-04825S-03L16.indb 3
Shqip - 3
2013-11-14
2:51:25

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents