Fillimi; Ndizni Pajisjen; Përzgjedhja E Temperaturës; Funksioni - Electrolux ECH-1000 M EEC User Manual

Electric convection heater
Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

16
www.home-comfort.com

Fillimi

1. Me kujdes hiqeni ngrohësin nga kutia e
kartonit.
2. Hiqni ngjitësit e ngjyrosur nga paneli i kon-
trollit.
3. Kur e ndizni për herë të parë, mund të
shfaqet një erë, e cila do të zhduket pasi
konvektori të fillojë të funksionojë.
4. Fiksoni pajisjen në një pozicion të qën-
drueshëm sipas udhëzimeve të montimit
dhe instalimit.
5. Pas instalimit të konvektorit, futeni atë në
një prizë elektrike. Nuk rekomandohet të
përdorni të njëjtën prizë elektrike për të
lidhur në të njëjtën kohë ngrohës dhe një
pajisje tjetër elektrike me fuqi të lartë.

Ndizni pajisjen

Futeni pajisjen në priz, indikatori i energjisë
do të ndizet dhe do të qëndrojë i ndezur.
Shtypni butonin e ndezjes / fikjes në njësinë
e kontrollit në regjim ose ktheni çelësin e
kontrollit të termostatit në panelin e sipërm
në të djathtë, në mënyrë që pajisja të
fillojë të punojë dhe të mund të zgjidhni
temperaturën e dëshiruar të ngrohjes. Nëse
temperatura e ambientit është më e ulët se
ajo e caktuar, ngrohësi fillon të funksionojë,
nëse temperatura e ambientit bëhet më e
lartë se ajo e vendosur, pajisja automatikisht
fiket dhe kalon në regjimin e pritjes dhe
pastaj ndizet përsëri kur temperatura e
dhomës bie.
Përzgjedhja e temperaturës
Për të vendosur temperaturën e kërkuar të
ngrohjes dhe për të mbajtur një temperaturë
konstante të dhomës, ndizni pajisjen me fuqi
të plotë, ktheni çelësin e termostatit në të
djathtë në vlerën maksimale.
Kur temperatura e dhomës të arrijë një nivel
të rehatshëm për ju, filloni ta ktheni ngadalë
butonin e kontrollit të termostatit në të majtë
derisa të dëgjoni një klikim. Kështu, pajisja do
të kujtojë temperaturën që është e rehatshme
për ju dhe do ta mbajë atë duke ndezur dhe
fikur automatikisht.
Diferenca e temperaturës së ndezjes /
fikjes për pikën e caktuar mund të jetë nga
0,1°C dëri në 3°C, në varësi të vëllimit dhe
izolimit termik të dhomës. Ne rekomandojmë
se gjatë përdorimit të pajisjes në dhoma
të mëdha që ftohen shpejtë të vendoset
temperaturë 2 - 3°C më të lartë se ajo e
dëshiruar për një funksionim më efikas të
ngrohësit.
Funksioni i "Mbrojtjes nga
mbinxehja"
Pajisja është e pajisur me ndërprerës
automatik që aktivizohet kur arrihet
kufiri i fundit temperaturës. Ngrohësi fiket
automatikisht në rast së mbinxehjes. Pas
eliminimit të burimit të mbinxehjes, ngrohësi do
të ndizet automatikisht.

Instalimi dhe montimi

Konvektori duhet të jetë i montuar në
përputhje me rregullat.
Çelësi i fikjes dhe mekanizmat e tjerë duhet të
jenë jashtë zonës ku mund të lagën më pikat
të ujit. Është rreptësishtë e ndaluar të mbuloni
ose mbusheni rrjete te marrjes/daljes së ajrit,
për shkak të rrezikut nga defektet ose dëmtimi
i pajisjes. Mos vendosni pas perdeve, dyerve,
në afërsi të vrimave në mure ose kanaleve
të ventilimit. Ndiqni udhëzimet për distancën
minimale të instalimit në dysheme, mure, afër
mobileve, etj.
100 mm
min.
Instalimi në dysheme
Duke përdorur shasinë (vijnë veçmas), pasi
keni studiuar figurën e fiksimit (fig. 4), instaloni
pajisjen në dysheme:
100 mm
min.
100 mm
min.
Fig. 3

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ecn-1000 m eecEcn-1500 m eecEch-1500 m eecEcn-2000 m eecEch-2000 m eec

Table of Contents