Telekomanda Inteligjente "Samsung; Rreth Butonave Në Telekomanda Inteligjente "Samsung - Samsung QE75Q900RATXXH User Manual

Qled 8k
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

04 Telekomanda inteligjente "Samsung"

Rreth butonave në Telekomanda inteligjente "Samsung"
• Figurat, butonat dhe funksionet e Telekomanda inteligjente "Samsung" mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
(Rryma)
Shtypeni për të ndezur ose fikur
televizorin.
(butoni Ngjyra / Numri)
Çdo herë që shtypni këtë buton,
dritarja e butonave me ngjyrë dhe
tastiera numerike virtuale shfaqen
duke alternuar.
• Përdorini butonat me ngjyra për të
hapur opsione të tjera specifike të
funksionit që po përdoret.
• Shtypni për të shfaqur në ekran
tastierën numerike virtuale.
Përdorni tastierën numerike
virtuale për të dhënë vlerat
numerike. Zgjidhni numrat dhe
zgjidhni Kryer për të dhënë një
vlerë numerike. Përdoreni për të
ndryshuar kanalin, për të dhënë
një "PIN", për të dhënë një kod
postar etj.
• Kur shtypet për 1 sekondë ose më
shumë, shfaqet menyja TTX.
Tastiera e butonave të drejtimit (lart/
poshtë/majtas/djathtas)
Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e
shfaqura në menynë e televizorit.
(Rikthim)
Kthehet në menynë e mëparshme.
Kur shtypet për 1 ose më shumë
sekonda, funksioni i hapur mbyllet.
Kur shtypet gjatë shikimit të
një programi, shfaqet kanali i
mëparshëm.
(Luaj/pusho)
Kur shtypet, shfaqen komandat e
luajtjes. Me anë të këtyre komandave
mund të komandoni përmbajtjen
multimedia që luhet.
(Smart Hub)
Kthehet në Ekrani i parë.
(Ndërveprimi zanor)
Hap Ndërveprimi zanor. Shtypni
butonin, thoni një komandë zanore
dhe lëshojeni butonin për të hapur
Ndërveprimi zanor.
Kur shtypni butonin, menyja Enter
Voice Command Guide shfaqet në
fund të ekranit.
• Gjuhët dhe veçoritë e mbështetura
për ndërveprimin zanor mund
të ndryshojnë në varësi të zonës
gjeografike.
(Ambient mode)
Shtypeni këtë buton në modalitet
televizori për të hapur Ambient mode.
Nëse e shtypni butonin kur televizori
është i fikur, televizori ndizet në
Ambient mode.
• Kur shtypet për 1 sekondë a më
shumë, shfaqet ekrani i menysë
Shkurtore.
Zgjidh
Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar.
Kur shtypet gjatë shikimit të
përmbajtjes, shfaqet informacioni i
detajuar i programit.
VOL (Volumi)
Lëvizni butonin lart ose poshtë për të
rregulluar volumin. Shtypeni butonin
për ta heshtur zërin. Kur shtypet për
1 sekondë ose më shumë, shfaqet
menyja Shkurtoret e asistencës.
CH (Kanali)
Lëvizni butonin lart ose poshtë për të
ndërruar kanalin. Për të parë ekranin
e Udhëz., shtypni butonin.
• Kur shtypet për 1 sekondë ose
më shumë, shfaqet ekrani Lista e
kanaleve.
Shqip - 11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Qe65q900Qe75q900Qe85q900Q900r

Table of Contents