Makita BO6050 Instruction Manual page 17

Random orbit sander
Hide thumbs Also See for BO6050:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore
►Fig.8: 1. Mbajtësja anësore
Vidhosni fort mbajtësen anësore mbi vegël.
Mbajtësja anësore mund të montohet në cilëndo anë
të veglës.
Instalimi ose heqja e diskut abraziv
KUJDES:
Përdorni gjithmonë disqet abrazive
me sistem me kapje. Mos përdorni disqe abrazive
të ndjeshëm ndaj trysnisë.
►Fig.9: 1. Disk smerilimi
Për të montuar diskun abraziv ose pllakën smeriluese
me kapje (aksesor opsional), në fillim hiqni të gjitha
papastërtitë dhe lëndët e huaja nga pllaka smeriluese.
Më pas bashkëngjisni diskun abraziv në pllakën
smeriluese duke përdorur sistemin e kapjes së diskut
abraziv dhe pllakës smeriluese.
Tregoni kujdes që të bashkërenditni vrimat në diskun
abraziv me ato në pllakën smeriluese.
Për të hequr diskun nga pllaka smeriluese, vetëm
tërhiqeni nga skaji i saj.
Ndryshimi i pllakës smeriluese
KUJDES:
Sigurohuni që pllaka e re
smeriluese të jetë instaluar mirë. Ndryshe, pllaka
smeriluese mund të bjerë nga vegla dhe mund të
shkaktojë lëndime personale.
►Fig.10: 1. Orbita e rastësishme me regjimin e
rrotullimit të detyruar
3. Pllaka smeriluese
Makita ofron një gamë të gjerë pllakash smeriluese
shumë të buta, të buta dhe të forta.
Për të ndryshuar pllakën smeriluese, veproni si vijon:
1.
Përdorni çelësin e ndërrimit dhe ndryshoni
regjimin në orbitë të rastësishme me regjim me
rrotullim të detyruar.
2.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e bllokimit
të boshtit dhe hiqni pllakën smeriluese duke e
rrotulluar pllakën në drejtim të kundërt të akrepave
të orës.
3.
Vazhdoni ta mbani shtypur butonin e bllokimit të
boshtit dhe montoni një pllakë të re smeriluese
duke e rrotulluar pllakën mirë në drejtim të
akrepave të orës.
Hundëza e pluhurit
KUJDES:
Sigurohuni që buloni të jetë
shtrënguar mirë pas montimit të hundëzës së
pluhurit. Përndryshe, hundëza e pluhurit mund të
bjerë dhe të shkaktojë lëndim personal.
2. Butoni i bllokuesit të boshtit
VINI RE:
Mos e mbani veglën nga hundëza e
pluhurit. Në të kundërt vegla mund të dëmtohet.
Mund ta hiqni hundëzën e pluhurit në përputhje me
punën që kryhet.
Për të hequr hundëzën e pluhurit, lironi bulonin, hapni
pak pjesën e mbajtëses dhe hiqni hundëzën e pluhurit.
Për të montuar hundëzën, fusni grykën e hundëzës së
pluhurit në shkarkuesin e pluhurit të kasës, vendosni
drejt gjuhëzën e pjesës së mbajtësit me kanalin e kasës
dhe shtrëngoni bulonin.
►Fig.11: 1. Hundëza e pluhurit
pluhurit
3. Gryka
►Fig.12: 1. Pjesa e mbajtësit 2. Buloni
Thithja e pluhurit (aksesor opsional)
►Fig.13: 1. Unazat e përparme 24
3. Shkarkuesi i pluhurit
Nëse përdoret një tub Makita, ju mund të lidhni unazat e
përparme 24 direkt me shkarkuesin e pluhurit.
PËRDORIMI
KUJDES:
Përdorni pllaka për smerilim dhe
disqe abrazive origjinale nga Makita (aksesorë
opsionalë).
KUJDES:
Mos e ndizni kurrë veglën kur është
në kontakt me materialin e punës. Kjo mund të
shkaktojë lëndim të përdoruesit.
KUJDES:
Sigurohuni që materiali i punës të
jetë i fiksuar dhe jo i paqëndrueshëm. Objektet që
bien mund të shkaktojnë lëndim personal.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort me njërën
dorë te doreza e çelësit dhe me dorën tjetër te
mbajtësja e përparme (ose dorezën anësore) kur e
përdorni veglën.
VINI RE:
Kini kujdes të mos shtypni butonin
e bllokimit të boshtit. Kjo mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e veglës.
VINI RE:
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt
në vegël. Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e
smerilimit/lëmimit, mund të dëmtojë diskun abraziv/
pllakën smeriluese ose të shkurtojë jetëgjatësinë e
veglës.
Punime smerilimi
VINI RE:
Asnjëherë mos e përdorni veglën pa
diskun abraziv. Mund të dëmtoni rëndë pllakën
smeriluese.
►Fig.14
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën
smeriluese ngjitur me materialin dhe ushtroni presion të
lehtë mbi vegël.
2. Shkarkuesi i
2. Tubi
ALBANIAN
17

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents