Makita 9403 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for 9403:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fig.6
SHËNIM:
Nëse e lidhni këtë vegël me një fshesë me korrent
Makita, puna e kryer mund të rezultojë më efikase
dhe më e pastër.
Pllaka e karbonçinave
Fig.7
Për një smerilim më efikas dhe për ta ndihmuar rripin që
të mos nxehet, instaloni një pllakë opsionale karbonçine
në pllakën e çelikut gjatë kohës që smeriloni dru të fortë
ose çelik.
Lidhja me fshesën me korrent Makita
Një smerilim më i pastër mund të kryhet duke e lidhur
smeriluesin me rrip me një fshesë me korrent Makita.
Kur e lidhni me fshesën me korrent Makita, nevojitet një
tub opsional me diametër të brendshëm 28 mm.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
KUJDES:
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen
e materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni
veglën. Përndryshe mund të keni një smerilim
përfundimtar të dobët ose mund të dëmtohet rripi.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas
vendoseni veglën me ngadalë në sipërfaqen e materialit.
Mbajeni rripin ngjitur rrafsh me materialin e punës gjatë
gjithë kohës dhe lëvizeni veglën përpara dhe mbrapa.
Asnjëherë mos e sforconi veglën. Pesha e veglës jep
presionin e duhur. Presioni i tepërt mund të shkaktojë
ndalimin, mbinxehjen e motorit, djegien e materialit të
punës dhe zmbrapsje të mundshme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
korrenti
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.8
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat. Zëvendësojini
kur të konsumohen deri në shenjën e kufizimit. Mbajini
karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në mbajtëset e
tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar në të njëjtën
kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
përpara
se
kryeni
Fig.9
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Rripat abraziv
Pllaka e karbonçinave
Qese e pluhurit
Tub me diametër të brendshëm 28 mm
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
11

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents