Makita 9902 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for 9902:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Për 9903, 9920 dhe 9404
Fig.2
Shpejtësia e rripit mund të rregullohet pa fund nga 210
m deri në 440 m për sekondë duke e kthyer diskun e
rregullimit të shpejtësisë në një numër të caktuar nga 1
deri në 5. Shpejtësia më e lartë përfitohet kur disku
kthehet në drejtim të numrit 5, shpejtësia më e ulët
përftohet kur ai kthehet në drejtim të numrit 1.
Përzgjidhni shpejtësinë e përshtatshme për materialin e
punës që do të smerilohet.
KUJDES:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht me shpejtësi të
vogël për një kohë të gjatë, motori do të mbingarkohet,
duke shkaktuar keqfunksionimin e veglës.
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet deri në
5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas 5 dhe 1, ose
funksioni i rregullimit të shpejtësisë nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr nga
korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e rripit abraziv
Fig.3
Tërhiqeni levën jashtë deri në fund dhe instaloni rripin në
cilindra dhe më pas kthejeni levën në pozicionin fillestar.
KUJDES:
Kur të instaloni rripin sigurohuni që drejtimi i
shigjetës
në pjesën e pasme të
korrespondojë me atë të vetë veglës.
Fig.4
Rregulloni trajektoren e rripit
Më shumë se 6 mm
004230
Ndizni veglën dhe sigurohuni që rripi të jetë drejtuar siç duhet.
Nëse skaji i rripit zgjatet përtej skajit të bazës ose skaji i rripit
tërhiqet më tepër se 6 mm larg skajit të bazës, përdorni
çelësin rregullues për të rregulluar trajektoren e rripit.
Qese e pluhurit
Fig.5
Vendosni qesen e pluhurit në vrimën ku shkarkohet
pluhuri. Vrima ku shkarkohet pluhuri është në formë
hinke. Kur vendosni qesen e pluhurit shtyjeni me forcë
drejt vrimës ku shkarkohet pluhuri deri në fund për të
parandaluar rënien e saj gjatë punës.
Fig.6
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur, hiqeni
qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni mbërthyesin.
Boshatiseni qesen e pluhurit duke e goditur lehtë që të hiqni
grimcat që janë ngjitur nga brenda, të cilat mund të
vështirësojnë mbledhjen e mëtejshme të pluhurit.
SHËNIM:
Nëse e lidhni këtë vegël me një fshesë me korrent
Makita, puna e kryer mund të rezultojë më efikase
dhe më e pastër.
Lidhja me fshesën me korrent Makita
Fig.7
Një smerilim më i pastër mund të kryhet duke e lidhur
smeriluesin me rrip me një fshesë me korrent Makita.
Kur e lidhni me fshesën me korrent Makita, nevojitet një
tub opsional me diametër të brendshëm 28 mm.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.8
KUJDES:
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen
e materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni
veglën. Përndryshe mund të keni një smerilim
përfundimtar të dobët ose mund të dëmtohet rripi.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas
vendoseni veglën me ngadalë në sipërfaqen e materialit.
rripit të
Mbajeni rripin ngjitur rrafsh me materialin e punës gjatë
gjithë kohës dhe lëvizeni veglën përpara dhe mbrapa.
11
1. Pllaka prej
1
çeliku
2. Çelësi rregullues
2

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

990399209404

Table of Contents