Makita 9032 Instruction Manual page 11

Filing sander
Hide thumbs Also See for 9032:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Pjerrësia e krahut rregullues
Krahu mund të rrotullohet dhe të fiksohet në çdo kënd të
dëshiruar brenda shkallës "A" sipas pozicionit të
përdorimit ose figurës së materialit të punës.
1
2
001215
Lironi levën e bllokimit duke e ngritur atë. Rrotulloni
krahun në pozicionin e dëshiruar dhe siguroni levën e
bllokimit për ta shtrënguar krahun fort.
Zëvendësimi i krahut
Duke zëvendësuar krahun standard të ofruar me një
krah opsional, mund të përdoret rripi me gjerësi 6 mm
ose 13 mm. Hiqni krahun duke liruar vidën që e siguron
atë. Fusni krahun që përshtatet në rripin që do të
përdoret dhe shtrëngoni fort vidën.
Fig.1
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Fig.3
Shpejtësia e rripit mund të rregullohet pa fund nga 5 m deri
në 28 m për sekondë duke e kthyer diskun e rregullimit të
shpejtësisë në një numër të caktuar nga 1 deri në 6.
Shpejtësia më e lartë përfitohet kur disku kthehet në
drejtim të numrit 6, shpejtësia më e ulët përftohet kur ai
kthehet në drejtim të numrit 1. Përzgjidhni shpejtësinë e
përshtatshme për materialin e punës që do të
smerilohet.
1. Leva bllokuese
2. Doreza
Tipi "A"
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e rripit abraziv
Fig.4
Tërhiqni levën automatike deri në fund. Instaloni rripin
në pulexhën e pasme dhe rrëshqisni rripin në pulexhën
e përparme, me rripin të tërhequr jashtë në krahun e
përparmë. Kthejeni levën e me gunga në pozicionin e
saj fillestar.
Rregulloni trajektoren e rripit
Fig.5
Ndizni veglën dhe sigurohuni që rripi të jetë drejtuar siç
duhet.
Përdorni diskun e rregullimit për ta vendosur trajektoren
e rripit në qendër. Rrotullojeni diskun e rregullimit në
drejtim orar për ta mbajtur krahun të pjerrët në të djathtë,
ose në drejtim kundërorar për ta mbajtur atë të pjerrët
në të majtë.
Lidhja me fshesën me korrent Makita
Fig.6
KUJDES:
Mbylleni gjithmonë kapakun e hundëzës kur
fshesa me korrent nuk është lidhur në hundëz.
Asnjëherë mos fusni gishtin në hundëz.
Veprimet e smerilimit me pastruesit mund të kryhen
duke lidhur smeriluesin me rrip me fshesën me korrent
Makita.
Hapni kapakun e hundëzës dhe instaloni hundëzën e
pluhurit. Më pas lidhni zorrën e fshesës me korrent me
hundëzën e pluhurit.
Kur e lidhni me fshesën me korrent Makita, nevojitet një
tub opsional me diametër të brendshëm 28 mm.
Fig.7
11

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents