Makita M9204 Instruction Manual page 11

Random orbit sander
Hide thumbs Also See for M9204:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Asnjëherë mos e përdorni veglën pa
diskun abraziv. Mund të dëmtoni rëndë pllakën
smeriluese.
VINI RE:
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt
në vegël. Presioni i tepërt mund të ulës efikasitetin
e smerilimit, mund të dëmtojë diskun abraziv ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
VINI RE:
Kontakti i skajit të pllakës me materialin
gjatë përdorimit të veglës mund të dëmtojë
pllakën.
► Fig.5
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën
smeriluese ngjitur me materialin dhe ushtroni presion të
lehtë mbi vegël.
SHËNIM: Pllaka e smerilimit rrotullohet në drejtim
orar gjatë punës me ngarkesë, por mund të
rrotullohet në drejtim kundërorar gjatë punës pa
ngarkesë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e shërbimit të Makita-s të
autorizuara nga fabrika, duke përdorur gjithnjë pjesë
këmbimi të Makita-s.
11 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents