Makita M9203 Instruction Manual page 10

Hide thumbs Also See for M9203:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
smeriluesit
1.
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
2.
Mbajeni veglën fort.
3.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
4.
Kjo pajisje nuk është rezistente ndaj ujit,
kështu që mos përdorni ujë mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
5.
Ajrosni siç duhet mjedisin e punës kur kryeni
veprime smerilimi.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
6.
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
7.
Përdorimi i kësaj vegle për të smeriluar disa
produkte, bojëra dhe drurë mund ta ekspozojë
përdoruesin ndaj substancave të rrezikshme
që përmbajnë pluhur. Përdorni mbrojtëse të
përshtatshme për frymëmarrjen.
8.
Sigurohuni që nuk ka krisje ose thyerje te
mbështetësja përpara përdorimit. Krisjet ose
thyerjet mund të shkaktojnë lëndim personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me
korrentin, sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë
fikur.
► Fig.1: 1. Çelësi
Për të ndezur veglën shtypni anën "I (ON)" (ndezur) të
çelësit. Për të ndaluar veglën shtypni anën "O (OFF)"
(fikur) të çelësit.
MOS lejoni që njohja
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Vendosja ose heqja e letrës abrazive
Hapni morsetën e letrës duke ngritur levën për ta
lëshuar nga porti i bllokimit dhe më pas futeni skajin e
letrës në pjesën e morsetës, duke bashkërenditur skajet
e letrës mirë dhe paralel me anët e bazës. (Përkulja e
letrës paraprakisht e bën montimin më të lehtë). Kur
letra të jetë vendosur, kthejeni levën në pozicionin
fillestar.
► Fig.2: 1. Pjesa e morsetës 2. Letra abrazive 3. Leva
e shtrënguesit
Përsërisni të njëjtin proces për skajin tjetër të bazës
duke ruajtur tendosjen e duhur të letrës.
Pasi të keni futur letrën sigurohuni që pjesa e
morsetave të jetë shtrënguar fort. Përndryshe letra
do të lirohet e do të rrëshqasë duke çuar kështu në
smerilim jouniform.
Kur përdorni letër abrazive pa vrima për thithjen e
pluhurit, shponi vrima me pllakën e perforimit (aksesor
opsional).
Vendosni pllakën e perforimit mbi letër në mënyrë që
udhëzuesi i pllakës së perforimit të jetë e puthitur me
pjesët anësore të bazës. Më pas shtypni pllakën e
perforimit për të bërë vrima në letër.
► Fig.3: 1. Pllakë perforimi
Për të hequr letrën, lironi morsetën e letrës si më lart.
Qese e pluhurit
► Fig.4: 1. Tubi i shkarkimit të pluhurit 2. Qese e
pluhurit
Vendosni qesen e pluhurit në vrimën ku shkarkohet
pluhuri. Vrima ku shkarkohet pluhuri është në formë
hinke. Kur vendosni qesen e pluhurit shtyjeni me forcë
drejt vrimës ku shkarkohet pluhuri deri në fund për të
parandaluar rënien e saj gjatë punës.
Për rezultate më të mira, boshatisni qesen e pluhurit kur
ajo është gjysmë e mbushur, duke e goditur lehtësisht
për të derdhur sa më shumë pluhur të jetë e mundur.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
KUJDES:
Asnjëherë mos e vini veglën në
punë pa letrën abrazive. Mund të dëmtoni seriozisht
pllakën.
KUJDES:
Asnjëherë mos ushtroni forcë
të tepërt në vegël. Presioni i tepërt mund të ulë
efikasitetin e smerilimit, mund të dëmtojë letrën
abrazive ose të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
10 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents