Makita RP0910 Instruction Manual page 21

Router / electronic router
Hide thumbs Also See for RP0910:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4
1
2
3
1. Materiali i punës
2. Drejtimi i rrotullimit të puntos
3. Pamja nga pjesa e sipërme e veglës
4. Drejtimi i shtyrjes
001984
SHËNIM:
Sigurohuni që udhëzuesi i pluhurit të jetë vendosur
mirë.
Lëvizja e veglës përpara me shpejtësi mund të
shkaktojë prerje me cilësi të dobët ose dëmtim të
puntos ose motorit. Lëvizja e veglës përpara me
ngadalë mund të djegë ose dëmtojë prerjen. Niveli
i duhur i furnizimit do të varet nga përmasat e
puntos, lloji i materialit të punës dhe thellësia e
prerjes. Përpara se të nisni prerjen në materialin e
punës, është e këshillueshme që të bëni një prerje
për provë në material druri që keni për të hedhur.
Kjo do të tregojë me saktësi si do të duket prerja
dhe do t'ju mundësojë të kontrolloni dimensionet.
Kur përdorni udhëzuesin e drejtë sigurohuni që ta
instaloni në të djathtë të drejtimit të furnizimit. Kjo
do të ndihmojë ta mbajë ngjitur me anën e
materialit të punës.
Fig.8
Udhëzuesi i drejtë (aksesor opsional)
Fig.9
Udhëzuesi i drejtë përdoret me efikasitet për prerje të
drejta gjatë prerjes me kënd ose kanaleve.
Për të vendosur udhëzuesin e drejtë, futni shufrat
udhëzuese në vrimat në bazën e veglës. Rregulloni
distancën ndërmjet puntos dhe udhëzuesit të drejtë. Në
distancën e dëshiruar shtrëngoni vidën e bllokimit për ta
fiksuar udhëzuesin e drejtë në vend.
Fig.10
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me udhëzuesin e drejtë të
vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
Nëse distanca ndërmjet materialit të punës dhe
pozicionit të prerjes është shumë e gjerë për
udhëzuesin e drejtë, ose nëse ana e materialit të punës
nuk është e drejtë, atëherë nuk mund të përdoret
udhëzuesi i drejtë. Në këtë rast shtrëngoni fort me vida
një dërrasë të drejtë mbi materialin e punës dhe
përdoreni si udhëzues kundrejt bazës së rrugëzuesit.
Drejtojeni veglën në drejtim të shigjetës.
Fig.11
2
4
21
Udhëzuesi i pllakës mbështetëses
(aksesor opsional)
Fig.12
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse siguron një bokull në
të cilën kalon puntoja, duke lejuar përdorimin e veglës
me sipas modeleve të pllakës mbështetëse.
Për të instaluar udhëzuesin e pllakës mbështetëse,
lironi vidat në bazën e veglës, futni udhëzuesin e
pllakës mbështetëse e më pas shtrëngoni vidat.
Fig.13
Siguroni pllakën mbështetëse në materialin e punës.
Vendoseni veglën në pllakën mbështetëse dhe lëvizeni
me anë të udhëzuesit të pllakës mbështetëse duke e
rrëshqitur në anë të pllakës mbështetëse.
Fig.14
SHËNIM:
Materiali i punës mund të pritet në një përmasë
pak më ndryshe nga pllaka mbështetëse. Lejoni
distancën (X) ndërmjet puntos dhe pjesës së
jashtme të udhëzuesit të pllakës mbështetëse.
Distanca (X) mund të llogaritet sipas ekuacionit të
mëposhtëm:
Distanca (X) = (diametri i jashtëm i udhëzuesit të
pllakës mbështetëse – diametrin e puntos) / 2
Lidhja me fshesën me korrent Makita
Fig.15
Punë më të pastra mund të kryhen duke e lidhur veglën
me një fshesë me korent Makita.
Fusni në vegël grupin e hundëzës dhe grupin e
hundëzës së pluhurit. Grupi i hundëzës së pluhurit
mund të futet edhe drejtpërdrejt në bazën e veglës, në
përputhje me punën që do të kryhet.
Kur e lidhni me fshesën me korrent Makita (modeli 407),
nevojitet një tub opsional me diametër të brendshëm 28 mm.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
korrenti
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.16
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat. Zëvendësojini
kur të konsumohen deri në shenjën kufi. Mbajini karbonçinat
të pastra dhe që të hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja
karbonçinat duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni
vetëm karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
përpara
se
kryeni

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rp1110c

Table of Contents