Udhëzime Sigurie; Paralajmërime Të Përgjithshme Sigurie - Sharp KA-75L64BNH-EU User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 113
1. UDHËZIME SIGURIE
• Lexoni me kujdes dhe plotësisht këto udhëzime
para se ta përdorni pajisjen dhe mbajini në një vend
të përshtatshëm për referencë në të ardhmen kur
është e nevojshme.
• Ky manual është përgatitur për më shumë se një
model andaj pajisja juaj mund të mos ketë disa
veçori të përshkruar më poshtë. Prandaj është me
rëndësi t'i kushtoni vëmendje të veçantë çdo figure
ndërsa lexoni manualin e përdorimit.
1.1 Paralajmërime të Përgjithshme sigurie
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës
prej 8 vjeç e më lart, si dhe për personat me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore apo mendore apo për ata
që kanë mungesë përvoje nëse u bëhet mbikëqyrja
apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e
pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e
mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të
qasshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet bërë kujdes
kur preken elementët e nxehjes. Mbajini fëmijët nën
moshën 8 vjeçare larg përveç nëse janë vazhdimisht
nën mbikëqyrje.
PARALAJMËRIM: Rrezik nga zjarri: Mos i lini
gjësendet mbi sipërfaqet e gatimit.
PARALAJMËRIM: Në rast se sipërfaqja është
plasaritur, e fikni pajisjen për të mënjanuar mundësinë
e goditjes elektrike.
• Mos e përdorni pajisjen me kohëmatës të jashtëm
ose sistemi të veçantë kontrolli në distancë.
SQ - 4

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents