Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të
parandaluar rënien e tij
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet.
Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin.
Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda
ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që
vjen me televizorin. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, mund të blini e instaloni
pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet në faqen vijuese.
PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si
• Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e montimit të rekomanduara nga
prodhuesi i televizorit.
• Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të sigurt televizorin.
• Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e mobilies mbështetëse.
• Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër mobilie për të arritur televizorin ose
komandat e tij.
• Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin në mënyrë të atillë që të mos
pengoheni, të mos i tërhiqni apo kapni.
• Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për shembull bufe ose rafte librash) pa e
fiksuar si mobilien, edhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale të tjera që mund të gjenden midis
televizorit dhe mobilies mbështetëse.
• Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin hipjen e fëmijëve, si p.sh. lodra apo telekomanda,
përmbi televizor apo mobilien mbi të cilën është vendosur televizori.
Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më
sipër.
Shqip - 9