Makita DVC560 Instruction Manual page 32

Cordless upright cleaner
Hide thumbs Also See for DVC560:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Përpara se të kryeni ndonjë punë në
pajisje, sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë e
fikur dhe kutia e baterisë të jetë e hequr.
KUJDES:
Gjithmonë mbani veshur maskë
kundër pluhurit gjatë montimit ose mirëmbajtjes.
Lidhja e dorezës
1.
Futeni shufrën e dorezës plotësisht në trupin e
fshesës siç tregohet në figurë.
2.
Mbyllni kapësen e bllokimit.
► Fig.2: 1. Shufra e dorezës 2. Shenja e kuqe
3. Kapësja e bllokimit
VINI RE:
Futeni plotësisht dorezën derisa shenja
e kuqe të mos shihet.
Lidhja e zorrës
Fusni tubin në portën e montimit të pajisjes dhe
rrotullojeni zorrën derisa të zërë vend.
► Fig.3
Lidhja e tubit
Futni majën e tubit prej alumini në xhunto, më pas
bashkoni tubin prej alumini në mbajtësin e tubit.
► Fig.4: 1. Xhuntoja 2. Mbajtësi i tubit
VINI RE:
Futni tubin prej alumini në drejtimin e
duhur siç tregohet në figurë. Ndryshe, mbajtësi i
tubit nuk do të bllokohet dhe tubi prej alumini mund
të dalë.
► Fig.5
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë pajisjen përpara
se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort fshesën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e fshesës dhe e kutisë së baterisë mund të
bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim të
fshesës dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim personal.
KUJDES:
Bëni kujdes që të mos zini gishtat kur
të hapni ose mbyllni kapakun e baterisë. Moskryerja
e këtij veprimi mund të shkaktojë lëndim personal.
Për të instaluar kutinë e baterisë, lironi në fillim
bllokuesin dhe më pas hapni kapakun e baterisë. Pas
kësaj, fusni kutinë e baterisë.
► Fig.6: 1. Bllokuesi 2. Kapaku i baterisë
Bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë
dhe rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë
dhe të bllokohet në vend. Më pas kyçni kapakun e baterisë.
► Fig.7: 1. Kutia e baterisë 2. Butoni
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
pajisja ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme
të kutisë së baterisë.
KUJDES:
Gjithmonë instalojeni plotësisht
kutinë e baterisë. Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga pajisja duke ju lënduar juve ose
personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
SHËNIM: Pastruesi nuk punon vetëm me një kuti
baterie.
Vendosja e qeses së filtrit
KUJDES:
Mos përdorni qese të dëmtuara filtri.
Gjithmonë përdoreni fshesën me qesen e filtrit
të vendosur mirë. Ndryshe, grimcat ose pluhuri
i thithur mund të dalin nga fshesa dhe mund të
shkaktojnë sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
te përdoruesi.
Vendosni qesen e filtrit përpara përdorimit të fshesës.
Qesja e filtrit është njëpërdorimshe. Hidheni të gjithë
qesen e filtrit pa e boshatisur, kur të jetë mbushur.
VINI RE:
Kur të mbushet ose të bllokohet qesja
e filtrit, zëvendësojeni me një të re. Përdorimi
i vazhdueshëm me qese filtri të mbushur ose të
bllokuar, rezulton në ulje të fuqisë thithëse.
VINI RE:
Për të parandaluar hyrjen e pluhurit në
motor:
Sigurohuni që qesja e filtrit të vendoset
përpara përdorimit.
Mos përdorni qese të prishura ose të grisura.
Ndryshe motori mund të prishet.
VINI RE:
Mos e palosni kartonin te pjesa e hapur
kur vendosni qesen e filtrit.
VINI RE:
Qesja e filtrit për fshesën është një
pjesë përbërëse e rëndësishme për ruajtjen e
performancës së pajisjes. Përdorimi i qeses së
filtrit jo origjinale mund të shkaktojë tym ose zjarr.
SHËNIM: Kur qesja e filtrit nuk është e instaluar
në pajisje, kapaku i kutisë së pluhurit nuk mbyllet
plotësisht.
1.
Shkyçeni levën dhe hapni kapakun e kutisë së
pluhurit.
► Fig.8: 1. Leva 2. Kapaku i kutisë së pluhurit
2.
Futni qesen e filtrit në të çarën në mbajtës në
mënyrë që ana me shenjën
3.
Kapni kapësen e mbajtëses.
► Fig.9: 1. E çara 2. Qesja e filtrit 3. Mbajtësja
4. Kapësja
4.
Sigurohuni që vetëm shenja në karton të mund të
shihet përmes prerjes së mbajtëses.
► Fig.10: 1. Shenja 2. Prerja
5.
Kyçeni mirë kapakun e kutisë së pluhurit.
KUJDES:
Bëni kujdes që të mos zini gishtat
kur të kapni kapësen dhe kur të mbyllni kapakun e
kutisë së pluhurit.
32 SHQIP
të futet e para.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents