Sony STR-DN840 Reference Manual page 70

Multi channel av receiver
Hide thumbs Also See for STR-DN840:
Table of Contents

Advertisement

AKTIVITETET ME RREZIK TË LARTË
SOFTUERI SONY nuk është tolerant ndaj gabimeve dhe nuk është projektuar, prodhuar apo synuar
për përdorim ose rishitje si pajisje kontrolli në linjë në mjedise të rrezikshme që kërkojnë performancë
pa gabime, si p.sh. në funksionimin e impianteve bërthamore, navigimin ose sistemet e komunikimit të
avionëve, kontrollin e trafikut ajror, makineritë e mbajtjes së drejtpërdrejtë në jetë ose sistemet e armëve,
ku dështimi i SOFTUERIT SONY mund të sjellë vdekje, lëndime personale ose dëmtim të rëndë fizik
ose mjedisor ("Aktivitetet me rrezik të lartë"). SONY dhe furnitorët e tij heqin dorë në mënyrë specifike
nga çdo garanci e shprehur apo e nënkuptuar e përputhshmërisë për Aktivitetet me rrezik të lartë.
PËRJASHTIMI I GARANCISË PËR SOFTUERIN SONY
Ju pranoni shprehimisht dhe bini dakord se përdorimi i SOFTUERIT SONY kryhet duke marrë vetë
parasysh rreziqet. SOFTUERI SONY jepet "SIÇ ËSHTË" dhe pa garanci të ndonjë lloji, dhe SONY, shitësit
e tij dhe licencuesit e SONY (për qëllime vetëm të këtij paragrafi, kolektivisht të referuar si "SONY"),
HEQIN DORË SHPREHIMISHT NGA TË GJITHA GARANCITË, TË SHPREHURA DHE TË
NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR ME, GARANCITË E NËNKUPTUARA
TË TREGTUESHMËRISË DHE PËRPUTHSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. SONY NUK
GARANTON SE FUNKSIONET QË PËRMBAN SOFTUERI SONY JANË PA GABIME APO DEFEKTE
NË PROGRAMIMI OSE QË DO TË PLOTËSOJNË KËRKESËN TUAJ, DHE SONY NUK GARANTON
SE FUNKSIONIMI I SOFTUERIT SONY DO TË KORRIGJOHET. GJITHASHTU, SONY NUK
GARANTON APO JEP NDONJË GARANCI NË LIDHJE ME PËRDORIMIN APO REZULTATET
E PËRDORIMIT TË SOFTUERIT SONY NË LIDHJE ME KORREKTËSINË E TIJ, SAKTËSINË,
BESUESHMËRINË OSE NDRYSHE. ASNJË KËSHILLË APO INFORMACION I DHËNË ME GOJË
OSE ME SHKRIM NGA SONY APO NJË PËRFAQËSUES I AUTORIZUAR I SONY NUK DO TË
KRIJOJË GARANCI OSE NË NDONJË MËNYRË DO TË ZGJEROJË QËLLIMIN E KËSAJ GARANCIE.
DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE TË NËNKUPTUARA, RAST
NË TË CILIN PËRJASHTIMI I MËSIPËRM NUK DO T'JU APLIKOHET JUVE.
Pa kufizuar sa më lart, parashikohet specifikisht se SOFTUERI SONY nuk është projektuar apo synuar për
përdorim me ndonjë produkt ndryshe nga PRODUKTI. SONY nuk jep asnjë garanci se produkti, softueri,
përmbajtja apo të dhënat e krijuara nga ju apo një palë e tretë nuk do të dëmtohen nga SOFTUERI SONY.
KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
SOFTUERI, FURNITORËT E TIJ DHE LICENCUESIT E SONY (për qëllime vetëm të këtij paragrafi,
kolektivisht të referuar si "SONY"), NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR DËME RASTËSORE APO
PASUESE NË LIDHJE ME SOFTUERIN SONY, QË LINDIN NGA OSE BAZUAR NË SHKELJEN
E NDONJË GARANCIE TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, SHKELJE KONTRATE,
NEGLIZHENCË, PËRGJEGJËSI E CAKTUAR APO NDONJË TEORI TJETËR LIGJORE. DËME
TË TILLA PËRFSHIJNË, POR NUK KUFIZOHEN ME, HUMBJE TË FITIMIT, HUMBJE TË TË
ARDHURAVE, HUMBJE TË TË DHËNAVE, HUMBJE TË PËRDORIMIT TË PRODUKTIT OSE
PAJISJE TJETËR SHOQËRUESE, KOHË JOPRODUKTIVE DHE KOHË TË PËRDORUESIT,
PAVARËSISHT NËSE SONY ËSHTË KËSHILLUAR MBI MUNDËSINË E KËTYRE DËMEVE.
NË ÇDO RAST, E GJITHË PËRGJEGJËSIA E SONY NDAJ JUSH SIPAS PARASHIKIMEVE TË
KËSAJ EULA DO TË KUFIZOHET ME SHUMËN E PAGUAR AKTUALISHT TË CAKTUESHME
PËR SOFTUERIN SONY.
EKSPORTET
Nëse përdorni apo transferoni SOFTUERIN SONY në ose drejt një vendi tjetër ndryshe nga vendi juaj
i qëndrimit, ju do të zbatoni ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me eksportet, importet dhe doganat.
LIGJI DREJTUES
Kjo EULA do të shpjegohet, drejtohet, interpretohet dhe aplikohet në përputhje me ligjet e Japonisë,
pa marrë parasysh konfliktet e dispozitave ligjore. Çdo mosmarrëveshje që lind nga kjo EULA do t'i
nënshtrohet vendin ekskluziv dhe juridiksionit të gjykatave të Tokios, Japoni, dhe ju dhe SONY përmes
kësaj bini dakord për vendin dhe juridiksionin e këtyre gjykatave. JU DHE SONY HIQNI DORË NGA
TË DREJTAT E GJYKIMIT NGA NJË JURI, NË LIDHJE ME ÇËSHTJET QË LINDIN APO JANË
RRJEDHOJË E KËSAJ EULA.
10
AL

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents