Masat Paraprake - Sony STR-DN840 Reference Manual

Multi channel av receiver
Hide thumbs Also See for STR-DN840:
Table of Contents

Advertisement

HUMBJE TË PËRDORIMIT, TË TË DHËNAVE
OSE FITIMEVE, OSE NDËRPRERJE TË
BIZNESIT) SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR
DHE SIPAS ÇDO TEORIE PËRGJEGJËSIE,
QOFTË NË KONTRATË PËRGJEGJËSI TË
CAKTUAR APO SHKELJE (DUKE PËRFSHIRË
NEGLIZHENCËN OSE TJETËR) QË LIND
NË NDONJË MËNYRË NGA PËRDORIMI
I KËSAJ MARRËVESHJEJE, EDHE NËSE
JANË KËSHILLUAR PËR MUNDËSINË
E KËTIJ DËMI.

Masat paraprake

Mbi sigurinë
Nëse brenda në mobilie bie diçka e fortë
ose lëng, marrësi duhet të hiqet nga priza
dhe duhet të kontrollohet nga një personel
i kualifikuar përpara se të vihet sërish
në punë.
Mbi burimet e rrymës
• Përpara se të përdorni marrësin, kontrolloni
që tensioni i përdorimit të jetë identik
me furnizimin vendas me energji.
Tensioni i përdorimit tregohet në pllakëzën
metalike në pjesën e pasme të marrësit.
• Njësia nuk shkëputet nga burimi i rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) për sa
kohë që është e lidhur me prizën e murit,
edhe nëse njësia vetë është e fikur.
• Nëse nuk do ta përdorni marrësin për një
kohë të gjatë, sigurohuni që ta shkëputni
marrësin nga priza e murit. Për të shkëputur
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik), kapeni te vetë priza; mos tërhiqni
asnjëherë kordonin.
• Kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë
(rrjetit elektrik) duhet të zëvendësohet
vetëm nga një dyqan servisi i kualifikuar.
Mbi akumulimin e nxehtësisë
Megjithëse marrësi nxehet gjatë punës, ky
nuk është keqfunksionim. Nëse e përdorni
këtë marrës vazhdimisht me volum të lartë,
temperatura e kabinetit të pjesës së sipërme,
anësore dhe të poshtme, rritet në mënyrë të
konsiderueshme. Për të shmangur djegien,
mos e prekni kabinetin.
Mbi vendosjen
• Vendoseni marrësin në një vend me
ajrosje të mjaftueshme për të parandaluar
akumulimin e nxehtësisë dhe për të shtuar
jetëgjatësinë e marrësit.
• Mos e vendosni marrësin pranë burimeve
të nxehtësisë siç janë radiatorët, tubacionet
e ajrit, ose në një vend ku bie drita
e drejtpërdrejtë e diellit, ku ka pluhur
të tepërt, ose tronditje mekanike.
• Mos vendosni asgjë mbi pjesën e sipërme
të kabinetit që mund të bllokojë vrimat
e ajrimit dhe të shkaktojë keqfunksionime.
• Mos e vendosni marrësin pranë pajisjeve
të tilla si televizorë, VCR ose magnetofona.
(Nëse marrësi përdoret në kombinim me
një televizor, VCR, ose magnetofon, dhe
vendoset shumë pranë asaj pajisjeje, mund
të krijohen zhurma dhe mund të prishet
cilësia e figurës. Kjo mund të ndodh sidomos
kur përdorni një antenë të brendshme
(ajrore). Për këtë arsye, rekomandojmë që
të përdorni një antenë të jashtme (ajrore).)
• Kini kujdes kur vendosni marrësin mbi
dysheme me trajtim të veçantë (të trajtuara
me dyllë, vaj, me lustër, etj.), duke qenë se
mund të rezultojë në njolla ose çngjyrosje.
Mbi përdorimin
Përpara se të lidhni pajisje të tjera, sigurohuni
që të fikni dhe hiqni nga priza marrësin.
Mbi pastrimin
Pastroni mobilien, panelin dhe kontrollet
me një pëlhurë të butë të njomur paksa me
një solucion larës të butë. Mos përdorni
asnjë lloj pastruesi abraziv, tela fërkimi
ose tretës si alkooli ose benzina.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me
marrësin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin
më të afërt të Sony.
5
AL

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents